Për ne

Historiku dhe Info e Kompanisë

Kompania “IN Time” është derivat i kompanisë B. B. Bau GmbH / Kompani ndërtimore e themeluar në Cyrih- Zvicer në vitin 2003, me pronarë Burim Bajraktari ndërtimtarë), kompani kjo e specializuar në punët e vrazhda në ndërtimtari.

“Të kthejmë çdo ndërtim të ri në një vepër arti të arkitekturës, me teknologjinë më të lartë në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit” Synimi i ekipit tonë është që t’i gërshetojmë Komoditetin, Ngrohtësinë, Rehatinë dhe Qëndrueshmërinë e ndërtimit Zvicerian.

Parim i yni Operimi me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave tona në zonën urbane të qytetit. Përmes cilësise dhe seriozitetit kompania jonë sjell në treg një produkt unik në llojin e tij. Ndërsa emri i kompanisë paraqet karakterin tonë - respektimin e Kohës.